HomeShoqëri

TIKA turke rikthehet nè Bujanoc

Organizata Turke për Zhvillim Ndèrkombètar-TIKA po rikthehet. Kèshtu shkruan faqja zyrtare e komunès nè Facebook duke i’u referuar njè takimi tè

Shqiprim Arifi kandidat për deputet nga APN
Kjo pesëshe do ta udhëheq Medvegjën deri në zgjedhjet lokale
ISHTE KOHA KUR PRESHEVA LULËZONTE…

Organizata Turke për Zhvillim Ndèrkombètar-TIKA po rikthehet.
Kèshtu shkruan faqja zyrtare e komunès nè Facebook duke i’u referuar njè takimi tè zhvilluar dje nè Beograd midis kryetarit Nagip Arifi dhe krerève tè kèsaj organizate.
Nè njoftim thuhet se rikthimi i TIKA-a do tè ndodh me njè projekt konkret.

Faqja zyrtare e konunës së Bujanocit:

Rikthehet TIKA turke në Bujanoc me projekte konkrete

Kryetari i komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi ka zhvilluar një takim pune në zyrën e TIKA-s turke në Beograd me koordinatoren e programit të TIKA-s znj. Çağla Gültekin Tosbat, me të cilën kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi rreth realizimit të donacionit të pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave. Ky donacion përfshinë një kamion dhe 20 kontejnerë me një vlerë prej 69.160,00 euro.

Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e financimit të projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.

Kjo vizitë vie si vazhdimësi e takimit të parë në Bujanoc mes znj. Tosbat dhe kryetarit Arifi, ku u diskutua rreth projekteve që mund të financojë TIKA, dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy palëve.

 

 

 

 

 

 

COMMENTS