HomeVështrime

Nga Tërrnoci në Londër

  Ndonjëherë ndryshimet e mëdha në jetë fillojnë me këshillat "e vogla" të dhëna në një moment. Dhe ato këshilla të vogla ndodh të bëhen ç

Reagon Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë: MPB dhe Prokuroria me uregjencë të trajtojnë rastin e Ismailit, burgim për kërcënuesit
LPD: Uniteti i subjekteve shqiptare çelës për krijimin e koalicionit
Arifi kthehet në shtëpi

 

Ndonjëherë ndryshimet e mëdha në jetë fillojnë me këshillat “e vogla” të dhëna në një moment. Dhe ato këshilla të vogla ndodh të bëhen çelës i sukseseve të së ardhmes.

Shkruan: Anita Bajrami


Është e lehtë të kapërcesh pengesat në jetë nëse gjatë tyre do jesh e strehuar në sferën e mundësive dhe mbështetjes por këto të japin mësime në jetë që humbasin shpejt. E ato që lënë gjurmë janë sukseset e arritura me krahët e tua, dhe vetëm kështu filloi dhe aventura ime në Londër në moshën 18 vjeçare.
Eksperienca ime filloi si një turiste e thjeshtë me dëshirën për të vizituar qytetin e ëndrrave të mia e cila u shndërrua në përvojën më të paharrueshme në jetën time.
Ndërtimi arkitekturor dhe organizimi i qytetit të Londrës është i pamundur të mos të të tërheq e të bëjë për vete.
Gjatë vizitës së një restoranti me qëllimin për të drekuar i kam thënë vetes “pse të mos punoj edhe unë këtu?”.
Përndryshe cili i ri nga shtetet e Ballkanit nuk do shijonte një mundësi të tillë në atë qytet.
Padyshim që rrugëtimi ka qënë i vështirë sepse ia kam filluar nga zeroja dhe vetëm. Por kam punuar aq intensivisht dhe pa u ndaluar duke pasur në mendje vetëm faktin që kisha dy prindër që kishin dhënë çdo gjë për mua deri në ato momente dhe deri më tani. Dhe padyshim që dëshira ime ma e madhe ishte t’i bëja ata krenarë. Kam pasur përreth njerëz që nuk më përkrahnin por ka pasur dhe nga ata që më qëndronin gjithmonë në krah, pa harruar dhe lënë pas që forca më e madhe e imja ka qënë vetja.
Duke u fokusuar tek çështja e komunikimit të njerëzve, masës së gjërë pra klientela dhe reagimeve të tyre karshi fenomenit “femër” në ambjente të tipit bar, kafe, restorant do dëshiroja të jepja një krahasim mes dy ambjente pune të ndryshme, më saktësisht punës që bëja si kamariere/shankiste dhe menaxhere në Londër dhe pozicionit të tanishëm si menaxhere në qytetin e Shkupit.
Diferenca nuk rrjedh vetëm tek ndarja gjinore, duke dashur këtu të theksoj se në Ballkan kultura e masës së gjërë karshi këtij profesioni duket e ulët edhe para mashkullit edhe para femrës.

Në Londër vetëm të qenurit kamariere, në eksperiencën time mbaj mend sesi njerëzit të më kenë përshëndetur ngaqë më kujtonin vetëm nga një shërbim i kafes, teksa në Shkup ose në vendet e tjera të Ballkanit njerëzit priren të të shikojnë me sy ndryshe vetëm se ti je ajo femra që u’a ke shërbyn kafen në bar apo kafe, ndërkohë që duhet të kishe qënë në shtëpi duke ia shërbyer të mëdhenjve. Dhe ky përçmim nuk vjen vetëm nga gjykimi “i rëndë” i burrit shqiptar por dhe nga ato femra që mund të kishin qene pre e këtij paragjykimi.
Mirësjellja e klientit karshi atij/asaj që i shërben është një element tjetër që thellon diferencën. Jo veç në Londër por në vendet e Perëndimit priret të jetë më e madhe dhe më e mirë sesa në vendet e Ballkanit.
Në vendet e Ballkanit ekziston tendenca e sjelljes me kamarierët në formën e një lloj “robërimi modern” që bazohet në ligjin e pashkruar “të paguaj më shërbe” duke lënë jashtë normat e sjelljes njerëzore. Kjo padiskutim ndikon në marrëdheniet klient-punonjës, punonjës-punëdhënës dhe në produktivitetin e punonjësit në vendin e punës.
Në një përmbledhje të shkurtër, qëllimin e këtij artikulli dua ta përcjell me një mesazh që; një kamarier nuk është “rob” as i pronarit që e ka marrë në punë e as i klientelës që i shërben, pavarësisht se “karakteristikat”e kapitalizmit e vendosin në atë kornizë, dhe se asnjë zhvillim i çfarëdo lloj forme nuk mund të hedhë poshtë ligjet e mirësjelljes që nuk burojnë nga llogaritë bankare por nga humaniteti.

Autorja për momentin është menaxhere e një restoranti në Shkup dhe studente për marëdhënie me publikun

COMMENTS