HomeVështrime

ISHTE KOHA KUR PRESHEVA LULËZONTE…

Pas revokimit të Riza Halimit, në vitin 2004, me komunën e Preshevës fillojë të qeverisë një klikë politike e cila na doli të ishte shpëtimtare.

KKSH dhe “Mjekët e Luginës” për hapjen e spitalit
Musliu: Politika e Beogradit nuk ka ndryshuar
Për çka do të shpërblehen dy paralele?

Pas revokimit të Riza Halimit, në vitin 2004, me komunën e Preshevës fillojë të qeverisë një klikë politike e cila na doli të ishte shpëtimtare.

Edhepse Kosova akoma nuk e kishte shpallur Pavarësinë, kjo klikë ishte aq vizionare saqë menjëherë vendosi që Prehevën t’ia bashkangjes asaj.

Meqë Kosova nuk kishte flamurin e saj, udhëheqësia preshevare kishte shpalosur simbolin kombëtar shqiptar gjithandej, madje duke e fuqizuar një Ligj, sipas të cilit, kush e heq atë do të dënohej me gjashtë muaj burgim.

Duke jetuar me gjendjen faktike, pushteti lokal kishte vendosur që t’i bojkotojë zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ngase i vlerësonte si zgjedhje të një shteti tjetër, kurse formimin e Këshillit Nacional e quante akt jolegjitim.

Atëbotë, partinë rivale, PVD, e shihte si një dorë të zgjatur të Serbisë, kurse kryetarin e saj, Riza Halimin, e shikonin si një bashkëpunëtorë të regjimit në Beograd.

Nga ana tjetër, paria lokale në Preshevë, edhepse tashmë në një shtet tjetër, vazhdonte të bashkëpunonte me Trupin Kordinues, organ ky qeveritar por edhe ministritë në Beograd, ngase këtë e shihte si një resor të punëve të jashtme.

Ndërkohë, nxënësve shqiptarë të cilët akoma po merrnin shënime për të nxënë dituri në mënyrë solide i’a patë gjetur zgjidhjen.

I transportonte libra me traktorë të tipit „Ferguson“ nëpër pyllin e dendur dhe autostradat që shtriheshin rreth tij.

Edhe nëse fikeshin traktorët në rrugëtimin e sipër, për t’i ridhezur, kalimtarëve të rastit i drejtoheshin me një gjuhë internacionale duke kërkuar ndihmë:“Do you push ma car?“

E Kur librat „burgoseshin“ nëpër terminale, udhëheqësia preshevare e ngriste zërin aq lartë, saqë buçiste kupa e qiellit.

Si rrjedhojë e fotografive color nga protesta e pushtetit lokal në Preshevë, i pari patë reaguar Barak Obama. Nuk kaloi shumë kohë erdhi edhe reagimini zonjës Merkel, kurse Vlladimir Putin ishte i vetmi që kritikojë qasjen e udhëheqësisë së Preshevës.

Nuk kalojë shumë kohë, kryetari i Preshevës u ftua për të raportuar në Këshillin e Sigurimit, takim ky që sot e kësaj dite mbahet në mend, ngase e pat bërë „rezil“ Vuçiqin.

Në rrafshin kombëtar, vitet ecnin e Presheva shkonte duke lulëzuar.

Qe krijuar zona e lirë doganore dhe hapja e „Interspeedit“ të famshëm.

Në mungesë të fuqisë punëtore, në Preshevë vinin për të punuar qytetarë nga Bujanoci, Vranja, Gjilani, Kumanova…

Në rrafshin e shëndetësisë, Presheva ishte bërë qendër kurimi për pacientë rajonal.

Nëpër objekte shëndetësore pacientët më nuk futeshin sepse duhej hyrë me veshje speciale, kështu që, psh, për ata që kishin nevojë për gjilpërë, dilte një teknik në oborr dhe me anë të shigjetave indiane e nguliste gjilpërën në prapanicë të pacientit.

Reparti i ndihmës së shpejtë me qëllim ishte lënë paksa  si „kasapnicë“ për t’i frikësur pacientët sipas slloganit “këtu ju hanë kuta“.

Për mësysh ishin lënë edhe disa objekte shkollore e salla të edukatës fizike.

Psh: Në parket fëmiut ka mundur t’i humb këmba por kjo ishte më tepër për të simuluar disa lëndime të lehta që kalojnë me një të fryme të një plake me një fshat.

Bankat në shkollë liheshin të grryera sa për sharm dhe në to shkarravitjet „k…., p….“. Aaaa, disa nxënës përnime pisa.

WC-të ishin aq të rregulluara saqë i’a kishin ndërruar edhe emërtimet, tanimë quhenin „Qenef“, kurse banjot, „“Gjiriz“.

Infrastruktuara rrugore ishte perfekte. Sa për ilustrim, rruga kryesore e qytetit ishte bërë gropa-gropa, si fushë patatesh, sepse ngasësit e makinave nuk ndalonin nëpër semaforë.

N.P. Moravica mendonte për qenët endacak, kështu që mbeturinat me qëllim i linte sa për t’u ushqyer llaskucat.

Uji në Preshevë ishte problemi më i vogël. Shpeshherë me qëllim mungonte vetëm e vetëm që të paktën qytetarët të kenë sa për të marrë „gusëll“.

„ Çka është kjo punë mu la çdo net „, thoshte një plak i mençur.

Investimet në kulturë ishin fenomenale. Teatri i qytetit bënte cirkuzë si kurrë më parë, kurse sporti ishte rrëfim në veti.

Të gjithë pyesnin se a mund të  kthehen ato 12 vite kur ekipet nga Presheva bënin gara në Ligën e Kampionëve.

Të gjitha këto nuk mjaftuan por udhëheqësia e Preshevës nuk ndaloi as në rrafshin e sigurisë.

Kur xhandarmëria e një shteti tjetër erdhi për të hequr lapidarin i cili simbolizonte dëshmorët, pushteti i Preshevës, angazhoi tërë ushtrinë në dispozicion, përshirë, aviacionin, artilerinë, tankset, këmbësorinë….

Por fati nuk ishte me parinë Preshevare. Xhandarët ishin zgjuar pak si herët dhe e „vodhën lapidarin“.

Si kundër reagim, i pari i Preshevës mbajti një falim bombastik të cilin do ta mbajnë në mend gjeneratë pas gjenerate:“ Skam qëlluar këtu se e kishin pa ata“.

Nuk kalojë shumë kohë në Preshevë erdhi një kryeministër i një shteti tjetër, Aleksandar Vuçiq prej Serbisë.

Kryetari i Preshevës në pamundësi të organizimit të Gardës Kombëtare për pritjen e mysafirit, atij i’a ndau vetëm një mirënjohje.

Ishte pak për koritje, por edhe ajo është për burra.

Edhe atë nuk kishte patur në plan të ja jipte por më vonë u kuptua se paraprakisht ishte shaktuar një skandal diplomatik.

„Ambasadori amerikan i’a kishte drejtuar pistoletën në kokë dhe e kishte kërcënuar kryetarin: A po ja jep a po i thërras marincat“..

E kështu te para-te mbrapa…deri në vitin 2016.

Lulëzimin e Preshevës e ndaluan një armatë të rinjsh e të reja të cilët në zgjedhje Preshevën i’a kthyen Serbisë. Idiotat…

Dhe, si duket nuk do të ndalen me kaq.

Më 28 mars ishin duke bërë përpjekje me na mbjell përjetë virusin korona, me na vënë çipa…

Sa mirë që ishim deri në 2016-ën

 

P.S. Ky tekst qe dashur të botohej më 1 prill, por për shkak se atëherë e kam terminin për vaksinim  vendosa ta publikoj më herët

 

 

 

 

COMMENTS