HomeNë fokus

Shqiprim Arifi: Lugina të jetë çështje e Komunitetit Ndërkombëtar

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri të zëvendësit të tij, Almir Shaqiri dhe kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihu, ka

Rexhepi përsëri thumbon Arifin
Delegacioni nga Lugina përfundon vizitën në SHBA, niset drejt vendlindjes
Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, MSh del me sqarim: Mund të hysh edhe me dy doza dhe test negativ

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri të zëvendësit të tij, Almir Shaqiri dhe kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihu, kanë takuar në Beograd Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.

Për rrjedhën e bisedës, kryetari Arifi ka shkruar në Facebook:

Me Shefin e Delegacionit dhe njëherit Ambasadorin e Bashkimit Europian, z.Emanuele Giaufret.

Në kuadër të zbatimit të politikave për bashkëpunime ndërinstitucinale dhe rajonale, qëndruam sot në Beograd, me diplomatin e Bashkimit Europian, z.Emanuele Giaufret, me qëllim, integrimin e çështjes së Luginës së Preshevës si pjesë e Komunitetit Ndërkombëtar.

Me synimin për të intensifikuar bashkëpunimin, për përmirësimin e pozitës aktuale të shqiptarëve dhe problemeve të rëndësishme të Luginës së Preshevës, e njoftuam Ambasadorin rreth situatës aktuale politike dhe bëmë të qartë, se prezenca e Bashkimit Europian është e domosdoshme, në drejtim të integrimit të Luginës së Preshevës në Dialogun me Serbinë, në Bruksel.

Mirënjohës që u dakorduam për t’u takuar sërish, me angazhimin për të çuar përpara proceset e rëndësishme për vendin.🤝🏻

COMMENTS