HomeAktuale

Akademi përkujtimore në 21 vjetorin e rënies së komandant Lleshit (foto)

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është mbajtur Akademia përkujtimore për nder të 21 vjetorit të rënies së Ridvan Qazimit-komandant Lleshit. Me

Diplomatja gjermane në takim te Pajaziti
KSH: Përzgjedhja e Lumturie Ahmetit për REM – një arritje e rëndësishme politike dhe institucionale
Kamberi në takim me ambasadorin e BE-së në Serbi

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është mbajtur Akademia përkujtimore për nder të 21 vjetorit të rënies së Ridvan Qazimit-komandant Lleshit.

Me këtë rast, për jetën dhe veprën e komandantit folën: kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, Bejtulla Bejtullahu, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, kryetari i KK të Bujanocit, Enver Ramadani, zv/ kryetari i komunës, Shqiprim Musliu, kryetari i komunës, Nagip Arifi, ndërsa në emër të familjes, vajza e Lleshit, Albulena Qazimi Hasani.

Të gjithë folësit çmuan lartë veprën e Ridvan Qazimit dhe kontributin e tij në të gjitha sferat, me theks të veçantë si prijës i UÇPMB-së dhe shef i Grupit Negociator.

Në fund të akademisë u shfaq një program kulturo-artistik.

Foto nga akademia:

n

 

 

COMMENTS