HomeAktuale

Sami Salihu kërcënohet përmes sms-së

Pas akuzave për korrupsion në Kuvendin Komunal të Preshevës, drejtuesi i Lëvizjes për Reforma në Preshevë, Sami Salihu, ka deklaruar se është kërc

Trupi Koordinues: Programi i veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë e boshnjakë në polici – i paligjshëm dhe diskriminues
Nis takimi i tretë në PD, a do të arrihet sot Marrëveshja për koalicion ?
Xadi e çel kuletën, fillon pagesa e mjeteve të Kosovës

Pas akuzave për korrupsion në Kuvendin Komunal të Preshevës, drejtuesi i Lëvizjes për Reforma në Preshevë, Sami Salihu, ka deklaruar se është kërcënuar me “eliminim fizik”.

Sipas tij, pas përfundimit të seancës së fundit të Kuvendit Komunal, ai ka pranuar një mesazh kërcënues nga Ardian Aliu, të cilin e identifikon edhe si dhëndër të Ragmi Mustafës, zëvendëskryetar i Komunës së Preshevës.

Salihu ka bërë të ditur se rastin do ta denoncojë në organet përgjegjëse dhe ka kërkuar ndërmarrjen e masave ligjore ndaj kërcënimeve të pretenduara.

Ai ka akuzuar pushtetin lokal në Preshevë për presion dhe kërcënime ndaj këshilltarëve komunalë që, sipas tij, flasin publikisht për korrupsion në institucionet komunale.

COMMENTS