HomePolitikë

Edhe një kandidat për deputet nga Lugina në zgjedhjet në Kosovë: Gjelbrim Halili në listën e AAK-së

Gjelbrim Halili ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, duke garuar në listën e Aleancës

Musliu takon ministren e arsimit të Shqipërisë
Në KKSH vëzhguesit e zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR-i
Komunalia dënon hudhjen e mbeturinave në këtë mënyrë (foto)

Gjelbrim Halili ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, duke garuar në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numrin 94.

Në një postim publik, Halili ka deklaruar se kandidimi i tij “nuk është politikë e zakonshme”, por vazhdim i misionit të tij kombëtar dhe qytetar. Ai ka theksuar të kaluarën e tij si pjesë e luftës për liri, duke thënë se dikur kishte zgjedhur “rrugën më të vështirë”, atë të sakrificës për atdheun.

Kandidati nga Lugina e Preshevës ka ngritur shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në këtë rajon, duke përmendur diskriminimin, mungesën e kushteve në arsim e shëndetësi, si dhe largimin e të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës.

Halili është zotuar se do të jetë “zë i Luginës në Kuvendin e Kosovës”, duke premtuar përfaqësim të denjë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Lugina nuk duhet të kujtohet vetëm në fjalime patriotike e të harrohet në vendime shtetërore”, ka shkruar ai ndër të tjera, duke kërkuar mbështetje për numrin 94 në zgjedhjet e 7 qershorit.

COMMENTS