Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin. Lidh
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin.
Lidhur me agjendën e bisedës, Ramadani ka publikuar këtë postim:
Sot, në takim prita Shefin e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd z.Jetish Jasharin, me të cilin diskutova për problemet që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanovcit.
Ndër ta, theksova edhe problemin e rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Luginë e që është pasivizimi I adresave,i cili duhet të trajtohet edhe si problem institucional i Republikës së Kosovës.
Gjithashtu kërkova mbështetjen edhe me të fuqishme nga institucionet përkatëse të Kosovës për trajtiminin e të gjitha problemeve që preokupojnë qytetarët e Komunës sonë.
Falënderova edhe për ndihmën financiare që Kosova po i bën Luginës, konkretisht Bujanocit kohëve të fundit.
COMMENTS