Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas publikimit të vendimit për ndarjen e mjeteve për klubet sportive.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas publikimit të vendimit për ndarjen e mjeteve për klubet sportive.
Pajaziti ka thënë se është e paprecedent që një vendim i tillë të shpallet në fund të vitit dhe në prag të zgjedhjeve për KKSH.
Postimi i Pajazitit:
PUSHTETI I KOMPROMISEVE – MEKANIZMAT PËR TA KAPUR KKSH-N
Krejtësisht e paarsyeshme dhe e paprecedent që Komuna e Bujanocit të shpall vendimin për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të klubeve sportive për vitin 2022 në fillim të muajit nëntor, apo pesëdhjetë e pesë ditë përpara përfundimit të vitit.
Sipas këtij vendimi komisioni është formuar në fillim të vitit 2022, teksa konkursi ka filluar në muajin e pestë, gjegjësisht më 13 maj 2022. Gjashtë muaj më vonë dalin rezultatet e këtij konkursi.
Dhe si të paprecedent këtë vendim e bën fakti se del gjashtë ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Në ditët në vazhdim do të dalin rezultatet e tjera, për konkurse të tjera, të cilat do të duheshin këtë muaj veçse t’i realizonin projektet e parapara për vitin 2022.
Komuna po keqpërdoret nga pushteti i kompromiseve.
Bartësit e pushtetit po përdorin mekanizma për ta ruajtur pushtetin edhe në KKSh, me ç’rast do të ndanin mes vete edhe buxhetin e këtij institucioni, duke shkelur dhe zhvatur shqiptarët.
Këtë duhet ta ndërpresim.
Këtë duhet ta dënojmë!
COMMENTS