HomeShoqëri

Pagesa e 60 për qind të pagës minimale – më 7 gusht

Ministri i Financave në Qeverinë e Serbisë, Sinisha Mali ka paralajmëruar sot që shteti më 7 gusht do të paguajë 60 për qind të pagës minimale, pë

Në prag koalicioni qeverisës në Bujanoc
Dyshimet e Pajazitit: A ishte rastësi zjarri që e kaploi deponinë e qytetit në natën e Bajramit, apo gjithçka e planifikuar?!
LPD shënon 19 vjetorin e themelimit

Ministri i Financave në Qeverinë e Serbisë, Sinisha Mali ka paralajmëruar sot që shteti më 7 gusht do të paguajë 60 për qind të pagës minimale, përkatësisht rreth 18.000 dinarë për një të punësuar, për 235.372 subjekte ekonomike, në të cilët punojnë 1.016.535 të punësuar, njofton përmes një komunikatë Ministria e Financave, transmeton FOLonline.
Mali ka shprehur pritshmërinë që kjo përkrahje do të jetë një mbështetje për ekonominë e Serbisë, dhe për këtë qëllim nga buxheti shtetëror do të ndahen 18,4 miliardë dinarë.
“Siç kemi paralajmëruar, çdo i punësuar do të përfitojë nga 155 euro. Bëhet fjalë për masën nga pakoja e dytë e masave ekonomike që Qeveria e ka miratuar më 30 korrik, me qëllim të zbutjes së pasojave të pandemisë Covid 19”, ka thënë Mali, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
Të ju kujtojmë që Qeveria e Serbisë në fillim të pandemisë ka ndihmuar ndërmarrjet private, duke i paguar për tre muaj nga 30.000 dinarë për çdo të punësuar, e gjithashtu ka ndihmuar çdo qytetar të rritur të Serbisë me nga 100 euro.

COMMENTS