HomeAktuale

Reagime në Luginë pas regjistrimit të padisë në Strasburg

Regjistrimi i padisë në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Serbisë për çështjen e pasivizimit të adresave ka nxitur reagime në Lugi

Kryediplomati Cakaj takon deputetët nga Lugina
Asfaltohet rruga në qendër, vihet në funksion kolektori i kanalizimit
Aliu nga Novi Pazari po flet shqip

Regjistrimi i padisë në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Serbisë për çështjen e pasivizimit të adresave ka nxitur reagime në Luginën e Preshevës, ku përfaqësues institucionalë e kanë cilësuar këtë hap si moment të rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e një problemi të kahershëm.

Deputeti Shaip Kamberi është shprehur se padia në Strasburg mund të bëjë një kthesë të rëndësishme në një betejë të gjatë. Sipas tij, regjistrimi i padisë është rezultat i një pune të vazhdueshme juridike dhe politike për ndërkombëtarizimin e çështjes së pasivizimit të adresave.

Ai ka theksuar se ky hap nuk është i rastësishëm, por vazhdim i angazhimit institucional të Këshilli Kombëtar Shqiptar për ta ngritur këtë problem në instancat më të larta evropiane.

Kamberi ka falënderuar avokatin Drini Grazhdani për profesionalizmin dhe përkushtimin, si dhe znj. Teuta Fazliu për guximin qytetar për t’u përballur me Serbinë në bankat e drejtësisë evropiane. Ai ka theksuar se kjo nuk është vetëm një betejë ligjore, por një betejë për dinjitet, barazi dhe ndalimin e diskriminimit sistematik.

Ndërkohë, kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi e ka cilësuar zhvillimin si padi historike për pasivizimin e adresave që arrin në Strasburg.

Sipas Rexhepit, regjistrimi i padisë nuk është rezultat i një përpjekjeje individuale, por i një pune të përbashkët juridike dhe njerëzore. Ai ka theksuar se ky rast, sikurse edhe rastet tjera të ngjashme, janë inicuar dhe mbështetur nga zyra e Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Rexhepi ka shprehur mirënjohje të veçantë për avokatin Drini Grazhdani për përgatitjen profesionale dhe përkushtimin në ndërtimin e një rasti kompleks, si dhe respekt për znj. Teuta Fazliu, e cila pranoi të përfaqësojë një problem që, sipas tij, prek mijëra qytetarë.

Ky rast nuk ka të bëjë vetëm me një individ, por me standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndalimin e praktikave diskriminuese sistematike, ka theksuar Rexhepi.

COMMENTS