HomeAktuale

PVD:Ragmi Mustafi merr besimin për rikandidim për kryetar të Këshillit Nacional

Partia për Veprim Demokratik-PVD ka vendosur sot të rikandidojë Ragmi Mustafin për kryetar të KKSH-së. "Pas konsultimeve brenda strukturave të

Mustafa: DASH përmend edhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë
Demo Berisha i përgjigjet Enkel Rexhepit: “Mos përhap të pavërteta, vepro sipas ligjit”
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, falënderon këshilltarët për kulturën e lartë të debatit

Partia për Veprim Demokratik-PVD ka vendosur sot të rikandidojë Ragmi Mustafin për kryetar të KKSH-së.

“Pas konsultimeve brenda strukturave të veta Këshillit Qendror, sot, aprovoi vendimin që Ragmi Mustafi të jetë kandidati i PVD-së për zgjedhjet e Keshillit Nacional që do të mbahen më 13 nëntor”, thuhet në njoftimin e PVD-së.

“Partia për Veprim Demokratik garon si subjekt i vetëm dhe ka nominuar listën prej 15 kandidatëve duke përfshirë strukturat nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Me këtë rast ftojmë anëtarësinë, simpatizantët për mobilizim që bashkërisht të angazhohemi për të realizuar ambiciet legjitime politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Bashkë fitojmë”, përfundon njoftimi i PVD-së.

COMMENTS