HomeNë fokus

PARTIA DEMOKRATIKE KANDIDON AGIM HALITIN PËR KRYETAR TË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Këshilli Qendror i Partisë Demokratike në mbledhjen e mbajtur sot, më 01.10.2022 unanimisht ka vendosur që Agim Haliti të jetë kandidat për kryeta

Përmbyllet edicioni i parë i “Valley Film Festival” në Bujanoc
Pajaziti takon bashkëthemeluesin e Treco Holding, diskutohet për zgjidhje moderne në menaxhimin e mbeturinave
Fitore për tre pikë të reja

Këshilli Qendror i Partisë Demokratike në mbledhjen e mbajtur sot, më 01.10.2022 unanimisht ka vendosur që Agim Haliti të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që do të mbahen më 13 nëntor 2022, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik, transmeton FOLonline.

“Agim Haliti ka marrë përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në politikë, duke qenë njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike në Bujanoc. Përveç saj, veprimtaria e tij kombëtare në të kaluarën dhe sot, nuk ka vënë në dyshim përkrahjen e fuqishme të anëtarësisë që Agim Haliti t’i prijë listës së Partisë Demokratike” përfundon njoftimi i PD-së.

COMMENTS