HomeNë fokus

Arifi përshëndet miratimin e Deklaratës së përbashkët për regjistrimin e popullsisë

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka përshëndetur aprovimin e Deklaratës nga të gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal lidhur me re

LPD shpall zgjedhjet e brendshme
Arifi: Nuk ka marrëveshje pa Luginën
Me nderime shtetërore i jepet lamtumira e fundit akademik Dacit

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka përshëndetur aprovimin e Deklaratës nga të gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal lidhur me regjistrimin e popullsisë.

“Seanca e VII-të e Kuvendit Komunal, përfundoi me një hap shumë të rëndësishëm duke nxjerrur deklaratën e përbashkët të të gjithë këshilltarëve të kuvendit dhe duke miratuar njëzëri fillim-procesin e Regjistrimit të Popullësisë”, ka shkruar Arifi në Facebook.

“Me këtë deklaratë, kërkojmë padyshim edhe përkrahjen e Kosovës dhe Shqipërisë, për këtë proces shumë të rëndësishëm.

Jemi bashkë, për të vazhduar qeverisjen e mirë!

Faleminderit këshilltarëve për qasjen konstruktive”, thuhet në postimin e kryetarit Arifi.

COMMENTS