HomeAktuale

KKSh zgjerohet: Selia në Bujanoc me hapësira të reja 

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar kontratë me Komunën e Bujanocit, përmes së cilës hapësirat e katit përdhes të godinës ku ndodhet selia e

“Nuk është reale që sot të zbuten masat”
Në Bujanoc garojnë 9 lista zgjedhore, për 41 këshilltarë konkurojnë 308 kandidatë
Promovohet libri “Këngët e shekullit kallkan” i autores Iliriana-Baraliu-Lladrovci

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar kontratë me Komunën e Bujanocit, përmes së cilës hapësirat e katit përdhes të godinës ku ndodhet selia e këtij institucioni do të jenë në shfrytëzim të plotë të KKSh-së.

Ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm për institucionin më të lartë përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili shumë shpejt do të funksionojë në ambiente më të gjera, moderne dhe funksionale.

Sipas kryetarit të KKSh-së, Enkel Rexhepi, këto hapësira nuk do të jenë vetëm për nevojat e Këshillit, por edhe në shërbim të komunitetit shqiptar. Ato do të jenë të hapura për organizata, media dhe artistë lokalë, duke u shndërruar në një qendër bashkëkohore multifunksionale në shërbim të shqiptarëve të Luginës.

Me këtë zgjerim, KKSh synon të forcojë rolin e tij si institucion përfaqësues dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët, ku zhvillimi kulturor, arsimor dhe mediatik i shqiptarëve të Luginës të ketë mbështetje më të madhe.

COMMENTS