Partia për Veprim Demokratik-PVD, ka reaguar me një komunikatë pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga funksioni i kryetares së komunës së Preshevës.
Partia për Veprim Demokratik-PVD, ka reaguar me një komunikatë pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga funksioni i kryetares së komunës së Preshevës.
Në komunikatë, shkarkimi është quajtur akt i turpshëm, kurse Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë quajtur dështak politik.
Inormatë për opinion
Dy dështakët politik, që Preshevën po e shndrrojnë në shesh beteje për pushtet, sado që po mundohen të paraqiten parimorë e të fuqishëm nuk janë tjetër veçse figurantë të një komedie që po luhet nën regjinë e qarqeve antishqiptare.
Sot, në Preshevë, Kuvendi komunal, në mënyrë të turpshme shkarkoi nga pozita e kryetarës së komunës Ardita Sinanin, e zgjedhur në këtë detyrë vetëm 11 muaj më parë, si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PVD, PDSH, LR dhe UDSH.
Për 11 muaj bashkëqeverisje, as edhe një vërejtje e vetmë nuk është bërë në fundksionim të koalicionit nga ana e Sami Salihut. Për 11 muaj qevrisje, Ardita Sinani ishte bërë sinonim i qeverisjes, menaxhimit dhe transparencës në drejtimin e një komunë. Dhe pikërisht kjo punë e mirë e z. Sinani nisi t,i pengojë atyre që nuk ia dojnë të mirën Preshevës.
As sugjerimet që erdhën nga dy vendet amë, as ftesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës, për ta ndërprë një akt të këtillë, nuk bindën dot Sami Salihun dhe Shqiprim Arifin të mos futen në këtë akt të turpshm të shkarkimit të kryetares së komnës dhe destabilizimit të sërishëm komunës së Preshevës.
Nuk është hera e parë kjo që kryetari aktual i Kuvendit në Preshevë, Sami Salihu, përmes banditizmit politik, duke tradhëtuar me radhë partnerët e koalicioneve në të cilat ishte pjesmarrës, duke përdorur votën e trafikuar të një këshilltari të rebeluar të PDSH-së ta fusë këtë komunë në ujrat e jostabilitetit, në një situatë tejet komplekse politike jo vetëm për Luginën e Preshevës dhe Ballkanin, por, edhe mbarë Evropën.
Dyshja Arifi-Salihu, të cilët në Preshevë, për zgjedhjet parlamentare morën vetëm 1927, në Bujanoc 345 dhe në Medvegjë 29 vota, duke marrë verdiktin e popullit për mësymjet e tyre për tu bërë pjesë e qeverisë autoritare të treshes: Vuçiq, Daçiq e Vulin, si politikanë të palegjitimitet ia mësynë qeverisjes komunale në Preshevë dhe kryetares Ardita Sinani. Këta dy njërëz kishin detyrë për të ndërhyrë me çdo kusht në koalicionin për ygjehdjet parlamentare. Për të maskuar veprimet e veta tinzare, me javë të tëra kanë hedhur akuza tw pabaza dhe kanw baltosur njerëzit me të cilët gjoja dëshironin të bënin koalicionin parlmentar.
Dy dështakët politik, të cilët Preshevën po e shndrrojnë në shesh beteje për pushtet, sado që po mundohen të paraqiten parimorë e të fuqishëm nuk janë tjetër veçse dy figurantë të një komedie që po luhet nën regjinë e qarqeve të dirigjuara nga qendrat antishqiptare.
Beteja politike për PVD-në asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, prandaj edhe kjo tradhëti që iu bë nga partneri i koalicionit është vetëm motivim plotësues për veprim dinjitoz në luftën tonë pa kompromis për të drejta, kundër autoritarizmit por edhe kundër figurantëve politik që po lujnë sipas skenarëve të armiqve tanë.
Partia për veprim Demokratik
Shërbimi për informim
COMMENTS