Mënyra se si nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti i kanë ftuar në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës le të kuptohet se po
Mënyra se si nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti i kanë ftuar në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës le të kuptohet se po thiret takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Më vie shumë keq se si kryeministri i cili është personaliteti më i votuar në Kosovën e pasluftës toleron gabime të këtilla.
Dikush, me siguri ka dashur ta fus në kurth z. Kurti që ai t’i ngjasojë Aleksandar Vuçiqit me qasjen e tij ndaj listës „Srpska“.
Por, politika e serbëve të Kosovës dhe e shqiptarëve të Luginës dhe qasjet e Beogradit, përkatësisht Prishtinës zyrtare dallojnë shumë.
Beogradi, fillimisht ka unifikuar serbët e Kosovës rreth listës „Srpska“ andaj edhe kërkon llogari në çdo kohë.
Në anën tjetër, Prishtina ka toleruar lista dhe parti „Mahallësh“ në Luginë andaj e ka të vështirë ndikimin në këtë terren.
Do të ishte shumë e natyrshme që Kosova të ndikonte në unfikimimin e spektrit politikë të shqiptarëve të Luginës, sidomos rreth zgjedhjeve parlamentare, por këtë nuk e bëri.
Edhe ato gjysëm tentime ishin të vonshme dhe të bëra sa për sy e faqe.
I vetmi që punoi në unifikim ishte ish kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj.
Ai, në vitin 2020, për tre ditë qëndroi në Preshevë dhe u largua vetëm atëherë kur u arrit unifikimi.
Pas kësaj periudhe, gjithçka nga Prishtina dhe nga Tirana ishte vetëm për fotografi dhe asgjë më tepër.
COMMENTS