HomeNë fokus

Adresimi i Arifit si kryetar komune

Kryetari i posazgjedhur i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, iu është adresuar qytetarëve me anë të një postimi në Facebook. Ky është postim

Arifi: Përulemi me mirënjohje para çdo punëtori
APN: Kuvendi komunal Preshevë me votën e SPS-it aprovoi dy buxhetet paralele të vitit 2022
“Gratë në të zeza” dënojnë gjuhën e urrejtjes nga ministri Vulin

Kryetari i posazgjedhur i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, iu është adresuar qytetarëve me anë të një postimi në Facebook.

Ky është postimi i Arifit:

Të dashur bashkëqytetar, shoqëri e familjar,

Angazhimi im politik ka filluar me bindjen më të thellë, se do mundohem t’i shtyej përpara kauzat në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çështjes kombëtare shqiptare deri në realizimin e të drejtave të plota njerëzore në shtetin ku jetojmë.

Pasi më është dhënë besimi dhe privilegji për mandatin rrjedhës, fillimisht prej strukturave në të gjitha nivelet të subjektit politik ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM, që unë udhëheq, së bashku me partnerin qeverisës Lëvizjen për Reforma të udhëhequr nga z.Sami Salihu, betohem me përgjegjësinë më të lartë se do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti, me të njejtën energji, intensitet e vullnet, për të arritur objektivat që kemi para vetes.

Duke shprehur mirënjohje dhe falenderim, për familjen dhe çdo secilin që ka kontribuar që sot të jemi këtu, jam i bindur se për angazhimin tim dhe punëve të shumëta para nesh, do ta kem mbështetjen tuaj.

Rrallëherë gjendet në shoqëri, guximi për Ndryshim, e guximi rrjedh nga dashuria për vendin!

Faleminderit Preshevë ❤️

Sinqerisht,
I juaji, Shqiprimi

COMMENTS