HomeNë fokus

Policia e fton sërish koordinatorin e Zyrës për të Rinj, Fatlum Kadriu: “Rasti ka marrë ngjyrë politike”

Koordinatori i Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Fatlum Kadriu, ka bërë të ditur se ka marrë sërish ftesë nga policia lidhur me rastin e heqjes së një

Dy vëllezërve u caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve
Kuvendi i Elektorëve për zgjedhjet në KKSH më 7 maj, ora 10:00 (dokument)
PVD akuzon pushtetin lokal për veprime të paligjshme 

Koordinatori i Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Fatlum Kadriu, ka bërë të ditur se ka marrë sërish ftesë nga policia lidhur me rastin e heqjes së një panoje propaganduese politike nga një ndërtesë në qendër të qytetit dhe zëvendësimin e saj me një mural artistik.

Sipas tij, situata ka dalë nga “çdo kornizë normale” dhe po merr qartë ngjyrë politike. Rasti lidhet me largimin e një posteri politik dhe vendosjen e një murali shumëngjyrësh, pa përmbajtje politike, veprim që Kadriu e cilëson si të hapur, të arsyeshëm dhe të mbështetur nga banorët.

Ai thekson se për vite me radhë në të njëjtën ndërtesë ka qëndruar një poster politik i PVD-së, pa u problematizuar nga askush. “Sot, kur propaganda hiqet dhe hapësira zëvendësohet me art, papritur shpërthen shqetësimi”, shprehet Kadriu, duke shtuar se kjo nuk është rastësi.

Kadriu akuzon drejtpërdrejt deputetin Shaip Kamberi dhe strukturat e PVD-së për, siç thotë ai, reagim politik të dirigjuar, me qëllim krijimin e tensioneve dhe viktimizimit artificial. Sipas tij, kthimi i një murali artistik në “rast policor” tregon se problemi nuk qëndron te arti, por te mentaliteti politik që nuk pranon ndryshimin.

Ai ngre disa pyetje publike: pse propaganda politike ka qenë e pranueshme për vite me radhë, ndërsa arti dhe projektet për të rinjtë po trajtohen si problem; dhe pse çdo veprim që nuk kontrollohet nga PVD shpallet skandal.

Megjithatë, Kadriu shprehet se thirrjet e njëpasnjëshme nga policia dhe, siç e quan ai, qasja agresive, nuk e frikësojnë. Ai mohon të ketë kryer ndonjë veprim të paligjshëm apo të fshehtë dhe i konsideron zhvillimet si përpjekje për presion politik.

“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Do të vazhdoj të qëndroj i qetë dhe i bindur se qytetarët e kuptojnë çfarë po ndodh”, përfundon reagimi i tij.

COMMENTS