HomeNë fokus

Muzikantët e Luginës nuk do t’i japin para restoranteve të dasmave, paralajmërojnë se mund edhe t’i bojkotojnë

Asociacioni i Grupeve Muzikore të Luginës, në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht ka vendosur që kushtet për pagesë enkas që kan vënë restoranet e

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Shkuan për karburante dhe nuk u kthyen më (pjesa 26)  
Një delegacion i përfaqësuesve të Luginës udhëtoi drejt SHBA-së
Derbi i xhiros së tetë: Tërnoci-Morava

Asociacioni i Grupeve Muzikore të Luginës, në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht ka vendosur që kushtet për pagesë enkas që kan vënë restoranet e dasmave në Luginë ndaj grupeve muzikore dhe shërbimeve të tjera të dasmave, të mos përfillen, duke marr parasysh se janë kushte të pabaza dhe fare të paarsyeshme, thuhet në kumtesë, trasmeton FOLonline

„ Nëse me çdo kusht do të insistohet për këtë lloj pagese, do të jemi të detyruar që ti bojkotojmë restoranet e caktuara që kërkojnë këtë lloj pagese nga ne“, vazhdon më tej njoftimi.

Nga ky Asociacion i kanë thënë FOLonline se shumica e restoranteve të dasmave në komunë të Preshevës i kanë caktuar tarifa grupeve muzikore dhe kameramanëve apo produksioneve xhiruese. Bile një tarifë e tillë iu është caktuar edhe dekoruesve të dasmave dhe shërbimeve tjera përcjellëse të ahengjeve.

Kur janë në pyetje grupet muzikore, restorantet kanë kërkuar një tarifë prej 100 euro për dasëm.

Ndërkohë në restoranet e dasmeve në komunë të Bujanocit nuk është aplikuar një tarifë e këtillë.

FOLonline ka komunikuar me disa pronarë restorantesh të cilët kanë konfirmuar se nuk kanë vendosur tarifa të këtilla.

COMMENTS