HomePolitikë

Nga deklarata e Demo Berishës te refuzimi i Halkbankës. Ja si nisi bllokada politike e mjeteve të Kosovoëa për shqiptarët e Luginës (video)

Deklaratë e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nga deklarata e Demo Berishës te refuzimi i Halkbankës. Ja si nisi bllokada politike e mjeteve të Kosov

Ruzhdi Halili merr timonin e Komunalisë
Modernizohet zhveshtorja në KF Tërnoci
Aksion i xhandarmërisë në Konçul

Deklaratë e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Nga deklarata e Demo Berishës te refuzimi i Halkbankës. Ja si nisi bllokada politike e mjeteve të Kosovoëa për shqiptarët e Luginës

Me 10 tetor 2025, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim zyrtar për ndarjen e 304,511.16 eurove për Këshillin Kombëtar Shqiptar, për furnizimin me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokim ndërkombëtar për çështjen e Luginës së Preshevës.

Vetëm dy ditë më vonë, më 12 tetor, Demo Berisha në një emision televiziv në Beograd deklaroi publikisht se do të angazhohet për ndalimin e këtyre mjeteve, duke thënë mes tjerash:
“Paratë e Kurtit duhet t’i takojnë të kaluarës.
Albin Kurti mundet me dërgu sa mjete të dojë, por Qeveria e Serbisë dhe institucionet e tjera do vendosin se për çka ato mjete do të përdoren.”

Më 22 tetor, Halkbank refuzoi transferin për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke deklaruar se “nuk ishte në gjendje të vlerësojë qëllimin dhe natyrën e transaksionit”, pa dhënë asnjë shpjegim konkret apo bazë ligjore për refuzimin.

Kjo është dëshmia më e qartë e fillimit të një faze të koordinuar të bllokimit të mjeteve financiare nga Kosova për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Jo për shkak të mungesës së dokumentacionit. Jo për shkak të ndonjë shkeljeje ligjore. Por vetëm sepse këto mjete vijnë nga Republika e Kosovës dhe kanë për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar.

Në vazhdimësi, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga banka, përfshirë vendimet zyrtare, shpjegimet mbi destinimin e mjeteve dhe bazën institucionale të projekteve. Megjithatë, transferet janë refuzuar në mënyrë identike dhe pa asnjë arsyetim konkret.

Kjo përbën ndërhyrje të pastër politike dhe diskriminim institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pasojat janë të drejtpërdrejta: qindra projekte të bllokuara, qindra bursa të pamundësuara dhe mbi 3,600 nxënës shqiptarë të privuar nga mbështetja për tekstet shkollore.

Linku i deklaratës së ministrit Berisha (Video)

https://www.facebook.com/share/v/14d5oBCw52Q/

COMMENTS