HomeKulturë

Ekspozita “Peizazh dimëror – Qyteti im në stinën e dimrit” bashkoi nxënësit dhe artdashësit në Bujanoc

Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese artistike, në Bujanoc u mbajt ekspozita me temë “Peizazh dimëror – Qyteti im në stinën e dimrit”, e org

Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën
Nê vlerêsimin e kërkesave të bujqëve për mjete nga Kosova do të përfshihen edhe komunat
Shqipëria dhe Kosova me agjenda të përbashkëta edhe nga Beogradi

Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese artistike, në Bujanoc u mbajt ekspozita me temë “Peizazh dimëror – Qyteti im në stinën e dimrit”, e organizuar nga Shtëpia e Kulturës në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe fshatrave përreth.

Para publikut u prezantuan punime të shumta, të realizuara me kreativitet dhe imagjinatë nga nxënësit, të cilët përmes artit sollën pamje të ndryshme të qytetit në stinën e dimrit. Pikturat, të mbushura me ngjyra dhe emocione, pasqyronin këndvështrimin e tyre të veçantë dhe dashurinë për vendlindjen.

Ekspozita u mirëprit nga vizitorët, të cilët patën mundësinë të shijojnë nga afër talentin e nxënësve dhe përkushtimin e profesorëve të artit.

Në përmbyllje të aktivitetit u organizua edhe një koktej rasti, ku pjesëmarrësit bashkëbiseduan dhe ndanë përshtypjet e tyre në një ambient miqësor.

Organizatorët falënderuan profesorët për angazhimin e tyre, nxënësit për punën dhe talentin e treguar, si dhe të gjithë ata që mbështetën këtë aktivitet kulturor.

Aktivitete të tilla dëshmojnë se arti vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e jetës kulturore në Bujanoc.

COMMENTS