HomeDiasporë

Babë e bijë nga Tërnoci zgjidhen deputet në Zvicër

Valës së sukseseve të mërgatës sonë në lëminë e sportit, shëndetësisë, ndërtimtarisë, etj; kohëve të fundit po i shtohen edhe të arriturat në poli

Kërcënohet “Bujanovaçke”, reagon NUNS-i
Aksident në hyrje të Tërnocit
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Komunistët “fshinë”, “hekurosën” dhe “prenë kokat” (pjesa 12)

Valës së sukseseve të mërgatës sonë në lëminë e sportit, shëndetësisë, ndërtimtarisë, etj; kohëve të fundit po i shtohen edhe të arriturat në politikë dhe përfshirja në institucionet e ndryshme në shtetin zvicerian.

Rasti i fundit ka të bëjë me zgjedhjen e dy deputetëve të cilët kandiduan në zgjedhjet e së dieles për Kuvendin e Belmont-Broye, komunë e madhe kjo në Kantonin Fribourg.

Kështu që pas numërimit të votave në mesin e më të votuarve ishin edhe dy kandidat me prejardhje nga Tërrnoci, Ismail Ismaili dhe Valentinë Xheladini.

Ismaili ishte pjesëmarrës në dy legjislaturat e fundit  në Kuvend si deputet.

Të dielën, ai  prap u rizgjodh nga zvicerianët dhe të tjerët me drejt vote edhe për 4 vitet e ardhshme si kandidat i Listës së Partisë Socialiste Zviceriane për këtë regjion.

Kanditja e dytë që u zgjodh është Valentinë (Ismaili) Xheladinini.

Ajo njëkohësisht  udhëhoqi fushatën zgjedhore për PSS në këto zgjedhje.

Valentina për herë të parë garoi në  zgjedhje dhe falë shkollimit të saj dhe përkushtimit arriti të zgjidhet deputete në Kuvend dhe të bëhet pjesë aktive në jetën politike të Kantonit Fribourg.

Kandidatët e Partisë Socialiste të Zvicrës për zgjedhjet komunale

Ismail Ismaili dhe Valentinë (Ismaili) Xheladini (babë e bijë) në kuadër të aktivitetit të tyre politik por edhe si përfaqësues në Kuvend do të angazhohen për përfshirjen sa më të madhe të bashkëkombasve tanë në politikbërjen e shtetit helvetik si dhe në vendimmarrje.

Që të dy inkurajojnë shumë të rinj që inkuadrimin e tyre në Zvicër ta përceptojnë edhe përmes veprimit politik e jo vetëm atij social.

Ndryshe, Ismail Ismaili, fillimisht ka punuar si gazetar në Radio Gjilani në vitin 1977, së bashku me dy kolegë të tjerë: Mustafë Binën nga Presheva , dhe Ruban Salihun nga Medvegja.

Atëbotë kjo radio ishte i vetmi medium për Anamoravën dhe Luginën.

Pas 6 vjetëve Ismaili migron në Zvicër, saktësisht në Domdidier, ku edhe sot e kësaj dite jeton dhe vepron.

 

COMMENTS