HomeNë fokus

Përse po kujdestaron policia tek Lapidari i „Lleshit“ dhe si dështoi vendosja e flamujve në Tërnoc?(foto)

Në 4-5 ditët e fundit një veturë policore pothuaj se 24 orë në ditë „kujdestaron“ përball lapidarit të Komandant Lleshit në Tërnoc. Përveç kësaj,

Mbrëmje magjepse tek liqeni i Bujanocit
Prokuroria Speciale me akuzë ndaj deputetit Kamberi?
Studiuesit kanë zbuluar se ka tri variante të coronavirusit të ri, të përhapur në të gjithë botën


Në 4-5 ditët e fundit një veturë policore pothuaj se 24 orë në ditë „kujdestaron“ përball lapidarit të Komandant Lleshit në Tërnoc.

Përveç kësaj, në periudhën e njejt kohore janë vërejtur edhe patrullime të shpeshta të policisë rrugëve të fshatit, sidomos natën, raporton FOLonline.

Burime të FOLonline theksojnë se kjo mund të ketë lidhje me idenë për vendosjen e flamujve kombëtarë në Tërnoc.

„Ideja ka qenë që me rastin e 20 vjetorit të shënimit të vendosjes së flamurit kombëtar nga ana e Komandant Lleshit, në Tërnoc përgjatë rrugës kryesore të vendosen flamuj kombëtar“, theksojnë burimet.

Sipas këtyre burimeve, plani ishte hetuar nga ana e policisë e cila kishte nisur me aksionin e patrullimeve të shpeshta në Tërnoc por edhe me kujdestarinë 24 orëshe përballë lapidarit të Lleshit.

Këto burime kanë theksuar se ideja ka qenë që „Bashkësia Lokale të marrë përsipër vendosjen e flamurit të ndërtesën e saj ndërsa veteranët e UÇPMB-së kanë qenë dashur të vendosin flamujë në secilën shtyllë, nga hyrja në Tërnoc deri tek qendra e fshatit (te centralla).

„Policia ka hetuar planin kur në njërën prej netëve të kaluara ka hasur në persona të cilët po përgatitnin kornizat nëpër shylla për të vendosur flamujt“, theksojnë burimet e FOLonline.

COMMENTS