Pothuaj se të gjithë qytetarët e Luginës Vitin e Ri e kanë pritur nëpër shtëpitë e tyre. E gjithë kjo si pasojë e pandemisë së virusit corona dhe m
Pothuaj se të gjithë qytetarët e Luginës Vitin e Ri e kanë pritur nëpër shtëpitë e tyre.
E gjithë kjo si pasojë e pandemisë së virusit corona dhe masave epidemiologjike në fuqi.
Ngjashëm ka ndodhur edhe me krerët e institucionve dhe subjekteve politike.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ndrrimin e moteve e ka pritur në një rreth më të zgjeruar familjar.
Me ndjekësit e tij në Facebook, Arifi ka shpërndarë një fotografi ku mund të shihet një tryezë e begatshme në natën më të gjatë të vitit.
Për dallim nga vitet tjera, familjes së kryetarit të Bujanocit ju ka shtuar edhe një anëtar i ri i familjes, meqë në vjeshtën e vitit të kaluar Arifi është bërë vjehërr ngase ka martuar djalin e tij.
Edhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, 2021-ën e ka pritur në shtëpi dhe në rreth të ngusht familjar.
Kamberi i cili njihet për nga modestia, ka publikuar foto me bashkëshorten e tij, nënën, vëllaun, nipin dhe djalin me të fejuarën e tij.
Kryetari i Alternativës për Ndrsyhim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka publikuar foto në ndrrimin e moteve nga shtëpia e tij në Tërnoc.
Pajaziti shoqërohej nga familja e ngushtë por kishte mysafirë edhe motrën dhe dhëndërrin me fëmijë.
Enver Ramadani, kryetar i KK të Bujanocit, në natën e fundit të vitit dhe fillimin e vitit tjetër, në shtëpi shoqërohej nga bashkëshortja, prindërit, vëllezërit me bashkëshortet e tyre dhe fëmijët.
Atmosferë të ngjashme kishte edhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa.
Në profilin e tij ai ka postuar foto me bashkëshorten e tij, djalin, prindërit, tre vëllezërit e tij dhe kunatën.
Pritjen e Vitin të Ri në publik nuk e ka shfaqur vetëm Shqiprim Musliu, zv/ kryetar i Bujanocit.
Musliu ka publikuar vetëm një foto personale me rastin e mesazhit urues për Vitin e Ri.
Shumica e përfaqësuesve politik e institucional për disa çaste kishte qëndruar edhe në pritjen e organizuar të Vitit të Ri nga veteranët e UÇPMB-së në Tërnoc.
Ndërsa kryetari i komunës, Nagip Arifi, në natën e ndrrimit të viteve ka vizituar edhe repartin e emergjencës në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
COMMENTS