HomeNë fokus

Për një takim në Prishtinë tre njoftime të ndryshme

Ministri kosovar i drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar drejtuesit e komunës së Bujanocit, kryetarin Nagip Arifi dhe atë të Kuvendit Komunal, Enver R

Nagip Tashi i gatshëm për ekspozitën e nesërme
Pajaziti: Legjitimiteti i takon Levent Qazimit
Me vendim politik për parandalimin e shqiptarëve në parlament


Ministri kosovar i drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar drejtuesit e komunës së Bujanocit, kryetarin Nagip Arifi dhe atë të Kuvendit Komunal, Enver Ramadani.
Për takimin ku merrnin pjesë edhe bashkëpunëtorët e tyre u dhanë tre njoftime për opinion, një nga ministri Selimi dhe nga një nga kryetari Arifi, përkatësisht nga Ramadani.
Edhepse në koalicion, partitë shqiptare si duket akoma bëjnë gara se kush po bëhet më i afërt tek ministrat kosovar.
Pa marrë parasysh këtë fakt, FOLonline merr vesh se takimin në Ministrinë e drejtësisë e kishte organizuar këshilltari i ministrit, Naim Ramizi i cili është me prejardhje nga Tërnoci.
FOLonline ju sjell secilin njoftim veç e veç:

Postimi i ministrit Selim Selimi:

 

Kam pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin dhe kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver…

Gepostet von Selim Selimi am Mittwoch, 7. Oktober 2020

Postimi i kryetarit të komunës Nagip Arfi:

Kënaqësi e veçantë të takoj ministrin e Ministrisë së Drejtësisë z.Selim Selimin me të cilin diskutuam rreth…

Gepostet von Nagip Arifi am Mittwoch, 7. Oktober 2020

 

Postimi i kryetarit të KK Enver Ramadani:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158651326357383&id=513352382

Pas takimit që sot patëm në Ministrinë e Drejtësisë me z.Selim Selimi ku e njoftova me situatën aktuale politike ne Bujanoc pas formimit të koalicionit të përbashkët shqiptar dhe sfidat e tjera me të cilat po ballafaqohemi në Luginë, takuam edhe dy studentet perfituese të praktikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Qëndresa Ebibin studente në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Arlinda Veliji studente e Fakultetit Juridik, të cilat praktikën do ta fillojnë te hënen. Duke theksuar aftësimin profesional si të domosdoshëm i uruam të dyjave suksese në rrugëtimin e ndërtimit të karrierës profesionale në të ardhmën.
Njëherit presim që së shpejti të inkuadrohen në praktikë edhe 7-10 studentë nga Bujanoci në Ministrinë e Drejtësisë të drejtuar nga ministri z.Selimi.
Falenderit Kosovë

COMMENTS