OVL e UÇPMB-së në faqen e saj në Facebook ka publikuar një reagim në lidhje me 20 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar në Tërnoc nga ana e Kom
OVL e UÇPMB-së në faqen e saj në Facebook ka publikuar një reagim në lidhje me 20 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar në Tërnoc nga ana e Komandant Lleshit.
Sipas kësaj organizate, është dashur që edhe dje të valojë ky simbol në ndërtesën e Bashkësisë Lokale, mu në vendin ku komandanti kishte vendosur flamurin kuqezi.
Po pse sipas OVL-së nuk u bë një gjë e tillë, flet reagimi në vazhdim:
Reagim
Viti 2020 do të mbahet në mendë gjatë për shumë arsye, sidomos me aktivitet kombëtare që u anuluan për shkak pandemisë.
31.12.2020 ishte viti jubilar ku para njëzet viteve komandant Ridvan Qazimi-Lleshi vendosi flamurin kombëtar në ndertesën e bashkësise lokale të fshatit Tërnoc.
Ajo që në këtë datë po i bie ne sy të gjithë fshatit Tërnoc është se nuk u vendos flamuri kombëtar edhe pse ishte paralajmruar nga badhkësia lokale e fshatit Tërnoc se një gjë e tillë do të ndodhte.
Sot kemi pritur në takim ish ushtarët e fshatit Tërnoc, ku te njejtit u shprehënn të indinjuar dhe te nënqmuar për mos vendosjen e flamurit kombëtar në ndërtesën e bashkësisë lokale të fshatit Tërnoc
Ovl UCPMB-së mbështet çdo iniciativën që ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e të kaluarës sonë të lavdishme.
Ne asnje mënyrë nuk duhet te lihen anash kë to ngjarje madhore që na bejn krenarë me luftën e pastër të UÇPMB-së
COMMENTS