HomeUncategorized

Fejton: Vdekja e Josip Broz Titos – fillimi i fundit të Jugosllavisë (pjesa 3)

Shkruan: Radoman Iriq Josip Broz Tito, presidenti i përjetshëm i RSFJ-së vdiq më 4 maj 1980 në Qendrën Klinike në Lubjanë pas 122 ditësh trajti

Braathu vizitë edhe në Preshevë
Arifi në Malësi të Bujanocit: Ky vend po gjallërohet
Çfarë kërkuan drejtuesit e komunës nga ministri Zemaj ?

Shkruan: Radoman Iriq

Josip Broz Tito, presidenti i përjetshëm i RSFJ-së vdiq më 4 maj 1980 në Qendrën Klinike në Lubjanë pas 122 ditësh trajtimi intensiv për shkak të bllokimit të arterieve të gjakut të këmbës së tij të majtë.  Meqenëse trajtimi dhe procedurat kirurgjikale në enët e gjakut nuk dhanë rezultatin e pritur, këmba e tij e majtë u amputua në janar të të njëjtit vit pas së cilës gjendja u përkeqësua, kështu që Josip Broz, pas katër muaj trajtimi vdiq në moshën 88 vjeçare.

Ai u varros më 8 maj në Beograd, në kopshtin e rezidencës së tij në Dedinje, e cila atëherë u quajt “Shtëpia e Luleve”.

Përveç një numri të madh të qytetarëve nga të gjitha pjesët e Jugosllavisë, në funeral morën pjesë 209 delegacione nga 128 vende, veçanërisht nga vendet anëtare të Lëvizjes së të Painkuadruarve, ideologu, krijuesi dhe themeluesi i të cilit më 1961 ishte Josip Broz.

Vdekja e tij është një datë historike për Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, sepse atëherë kishte një ndryshim të qeverisjes, nga një njeri, në udhëheqjen kolektive – Presidenca e RSFJ-së.

Sidoqoftë, shumë historianë dhe politikanë vendas dhe botërorë e kanë shënuar këtë akt si fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, deri atëherë një vend i fuqishëm dhe i respektuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Broz ishte në Kosovë më 1975, vetëm pesë vjet para vdekjes së tij.  Pasi u njoh me situatën e vështirë ekonomike dhe sociale, ai i tha udhëheqjes atje se çështja e të ardhmes së Kosovës është çështja e së ardhmes së Jugosllavisë, dhe jo vetëm e Serbisë.

Ai veçanërisht theksoi se shumë armiq “brenda dhe jashtë” po punojnë kundër vëllazërimit dhe unitetit në Krahinë, por që e gjithë kjo mund të kapërcehet me potencialet e mëdha materiale që ka Kosova, prandaj ai premtoi një zhvillim më të shpejtë të Krahinës.

 

  1. Demonstratat e 1981-it dhe parulla ” Kosova Republikë”

Në Mars 1981, më pak se një vit pas vdekjes së Josip Broz Titos, filluan demonstrata të mëdha në Prishtinë, para së gjithash nga studentët, kërkesat e të cilëve ishin të një natyre shoqërore.

Nga një mensë studentore dhe Universiteti i Prishtinës, protestat shpejt u përhapën në të gjitha qytetet kryesore në Kosovë.

Me përfshirjen e një numri të madh të rinjsh dhe qytetarësh, protestuesit theksuan kërkesën themelore – që Krahina Socialiste Autonome (KSA) e Kosovës të bëhet republika e shtatë brenda Jugosllavisë.

Së shpejti mijëra demonstrues bërtitën parrulla: “Kosova – Republikë”;  “Trepça  punon- Beogradi po ndërtohet”, “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë”, “Bashkimi me Shqipërinë”…!

Autoritetet Jugosllave, të cilat ishin të befasuara nga kjo situatë, u përgjigjën duke vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë krahinës dhe duke dërguar ushtrinë dhe policinë te protestuesit.  Me veprim të fuqishëm, me përdorimin e forcës, demonstratat u shtypën brenda pak ditësh, por në përshkallëzimin e dhunës kishte dhjetëra të vdekur dhe disa qindra të plagosur.

Në fund të demonstratës, mijëra shqiptarë u proceduan penalisht para autoriteteve gjyqësore në të gjithë Kosovën dhe rreth 4,200 prej tyre u dënuan me burgime të gjata.

Marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë janë përkeqësuar jashtëzakonisht shumë që nga demonstratat.  Nga njëra anë, pozita e serbëve është bërë gjithnjë e më e vështirë që nga ajo kohë, sepse presionet mbi emigrimin e tyre ishin bërë më të shpeshta.  Nga ana tjetër, policia dhe autoritetet shtetërore i trajtuan shqiptarët gjithnjë e më brutalisht.

Kjo situatë në Kosovë ishte prova e parë serioze e shtetit që mbeti pa një president të përjetshëm, kështu që publiku serb dhe jugosllav nuk dinin asgjë për këto ngjarje për shumë vite.

Në të njëjtën kohë, aktivitetet brenda  kontribuan në mënyrë të vendosur në thellimin e konfliktit Serbo-Shqiptar dhe ishin katalizatori për krizën politike në RSFJ, e cila më vonë rezultoi në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në nivelin ndërkombëtar, këto ngjarje zvogëluan ndjeshëm reputacionin e Jugosllavisë në botë dhe ndaj miqve të saj.

Vijon…

( Ky tekst nuk paraqet qëndrimet e redaksisë së FOLonline)

COMMENTS