HomeAktuale

Përgjigja e APN-së për PD-në: Pa marrëveshje PD-PVD, edhe bisedat më janë të pakuptimta

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc i’u është përgjigjur Partisë Demokratike me anë të një letre, gjë që kjo e fundit kishte kërkuar gjatë takimit të

Rritet numri i kuadrove shqiptarë në shtëpinë e shëndetit, në funksion edhe spirometri
Fillon sanimi i deponive të egra
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc i’u është përgjigjur Partisë Demokratike me anë të një letre, gjë që kjo e fundit kishte kërkuar gjatë takimit të djeshëm nga të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare gjatë bisedave rreth formimit të koalicionit paszgjedhor, shkruan FOLonline.
Me anë të këtij dokumenti, APN ka theksuar se mbetet prapa qëndrimeve të saj se është në favor të 21-it qeverisës shqiptarë dhe se për të arritur këto shifra ofron përkrahjen e 3 votave të këshilltarëve të vet pa asnjë kusht.
Por, APN tërheq vërejtjen se koalicioni gjithshqiptarë është i mundur vetëm në saje të marrëveshjes paraparake PD-PVD sepse matematikisht ndryshe nuk ka asnjë mundësi.
Në fund, APN potencon se pa një marrëveshje të tillë as bisedat me spektrin e gjërë politik shqiptarë më nuk kanë kurfarë kuptimi.

Letra e plotë e APN-së:

 

COMMENTS