HomePolitikë

PD në favor të zgjedhjeve parlamentare

Në mbledhjen e saj të kryesisë mbajtur më 22 shtator 2026, Partia Demokratike në Bujanoc, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend dhe

NUNS: Komuna e Bujanocit t’i mundësojë gazetarëve raportimin e pa penguar për çështjet e informacioneve të rëndësisë publike
Mustafa pjesëmarrës i festivalit në Himarë
Bislimi pret nê takim deputetin Kamberi

Në mbledhjen e saj të kryesisë mbajtur më 22 shtator 2026, Partia Demokratike në Bujanoc, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Republikën e Serbisë, pjesëmarrjen në zgjedhje e sheh si një përgjegjësi politike dhe qytetare, përmes së cilës shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të artikulojnë kërkesat e tyre dhe të mbrojnë interesat e veta.

Partia Demokratike është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit dhe të kontribuojë në një proces të përbashkët politik shqiptar.

Partia Demokratike konsideron se uniteti i ndërtuar për zgjedhjet parlamentare duhet të shërbejë si bazë për ndërtimin e një uniteti të qëndrueshëm edhe në nivel lokal në Bujanoc.

Në të njëjtën kohë, besojmë se çdo marrëveshje për unitet politik duhet të shoqërohet me një dialog të sinqertë. Është e nevojshme që të gjitha subjektet politike shqiptare të tregojnë përgjegjësi, të tejkalojnë interesat e ngushta partiake e individuale dhe të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Uniteti politik duhet të jetë i barabartë në parim, i qëndrueshëm në veprim dhe i dobishëm për qytetarët.

Partia Demokratike mbetet e hapur për diskutim, konsultim dhe bashkëpunim me të gjitha subjektet politike shqiptare, me qëllim që të ndërtojmë një qasje të përbashkët për të ardhmen politike të shqiptarëve në Bujanoc dhe në Luginën e Preshevës.

Partia Demokratike në Bujanoc
22 shtator 2026

COMMENTS