Në fshatin Samolicë ka përfunduar rregullimi i kanalit, duke i dhënë zgjidhje një problemi të kahmotshëm për banorët e kësaj pjese të vendbanimit.
Në fshatin Samolicë ka përfunduar rregullimi i kanalit, duke i dhënë zgjidhje një problemi të kahmotshëm për banorët e kësaj pjese të vendbanimit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili ka njoftuar se punimet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në zonat ku paraqitet nevoja.
“Punë konkrete për çdo vendbanim!”, ka shkruar Pajaziti, duke theksuar vazhdimin e ndërhyrjeve infrastrukturore nëpër vendbanimet e komunës.


COMMENTS