HomeUncategorized

APN: 465.000 dinarë për ndeja e dëfrim personal me paranë publike

Alternativa për Ndryshim, përmes faqes së saj në Facebook ka publikuar disa fatura për të cilat thotë se janë harxhuar shuma enorme të mjeteve nga

Arifi takon eurodeputeten Von Cramon
Salihi: Nga këto zgjedhje të gjithë duhet të marrim mësim
Pajaziti: Drejtuesit e pushtetit po krijojnë shpenzime të panevojshme

Alternativa për Ndryshim, përmes faqes së saj në Facebook ka publikuar disa fatura për të cilat thotë se janë harxhuar shuma enorme të mjeteve nga pushteti i kaluar i cili udhëhiqej nga Ardita Sinani.

Postimi i APN-së:

465.000 dinarë për ndeja e dëfrim personal me paranë publike

Të nderuar qytetarë!

Siç ju kemi vënë në dijeni, se me largimin e ish pushtetit jolegjitim, kemi trashëguar kaos institucional e financiar, poashtu jemi zotuar se do t’i publikojmë të gjitha keqpërdorimet me buxhetin e komunës nga ai pushtet.

Të bashkangjitur gjeni, një tjetër rast me shuma enorme të harxhuara nga kabineti i Ardita Sinanit, për ndeja e dëfrim personal, të paguara me paranë publike të qytetarëve tanë.

👉🏻 Faturat e regjistruara në sistem e të paguara nga shërbimi i financave, për shërbimet e kafenesë në një lokal në qytetin tonë.

COMMENTS