HomeAktuale

Pajaziti takon diplomatin britanik: Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë mbështetjen për Luginën

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim sekretarin e parë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Beograd

Ombudsmani kosovar vizitoi Bujanocin
Ja sa persona janë infektuar në Bujanoc nga shpërthimi i pandemisë
Mustafa: Nuk e fsheh identitetin politik

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim sekretarin e parë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, z. William Hopkinson, i ngarkuar për çështje politike.

Në këtë takim, Pajaziti e informoi diplomatin britanik mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në komunë dhe në mbarë Luginën e Preshevës. Ai theksoi problematikat me të cilat përballet popullata shqiptare, si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave dhe ngecjet në proceset e integrimit.

Një pikë e veçantë e bisedës ishte dokumenti me 10 kërkesa që Pajaziti ua ka dorëzuar zyrtarëve qeveritarë serbë. “Realizimi i këtyre kërkesave është prioritet i padiskutueshëm për ne si përfaqësues shqiptarë,” theksoi ai, duke kërkuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.

Pajaziti dhe Hopkinson diskutuan gjithashtu për projektet që Britania e Madhe mbështet në Bujanoc, veçanërisht në fushën e zhvillimit të të rinjve. Diplomati britanik e siguroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në Luginë, duke qëndruar pranë qytetarëve të saj në sfidat dhe zhvillimet që vijnë.

COMMENTS