HomeNë fokus

Pajaziti takon kryetarin e Fondacionit ALSAR në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Fondacionit ALSAR në Shqipëri, Mehdi Gu

Zhvillohet turneu Diaspora Cup-Tërnoci 2024
Analiza e redaktorit: Beteja e brendshme e PVD-së
Kush mund të punojë deri në ora 21:00?

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Fondacionit ALSAR në Shqipëri, Mehdi Gurra, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet fondacionit dhe Komunës së Bujanocit.

Sipas Pajazitit, gjatë takimit është biseduar në veçanti për mbështetjen që mund t’u ofrohet bujqve të komunës, si dhe për bashkëpunimin në fushën e arsimit përmes projekteve dhe iniciativave konkrete.

Ai ka theksuar se projekte të tilla do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në krijimin e më shumë mundësive për zhvillim lokal.

“Bujanoci ka nevojë për partnerë seriozë dhe bashkëpunime konkrete që sjellin zhvillim dhe mundësi për qytetarët”, ka deklaruar Pajaziti.

COMMENTS