HomeAktuale

Drejtuesit e Bujanocit urojnë për ditën e komunës

Postimi i Pajazitit : Sot, më 9 maj, shënojmë Ditën e Komunës së Bujanocit, e cila përkon edhe me Ditën e Evropës, simbol i bashkëjetesës, dive

Pajaziti: Kujdes i shtuar për temperaturat tropikale që na presin
Reagime në Luginë pas regjistrimit të padisë në Strasburg
Si po ndikon teknologjia tek sjelljet dhe gjuha e fëmijëve? Çfarë duhet bërë?

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti dhe ai i Kuvendit Komunal Driton Rexhepi kanë uruar qytetarët për 9 majin i cili është si dita e komunës por që përkon edhe me Ditën e Evropës. 

Postimi i Pajazitit :

Sot, më 9 maj, shënojmë Ditën e Komunës së Bujanocit, e cila përkon edhe me Ditën e Evropës, simbol i bashkëjetesës, diversitetit dhe bashkëpunimit.

Bujanoci, mbi të gjitha, mbetet një vend i energjisë pozitive, rinisë dhe sportit.

Këtë vit kësaj date i ka dhënë kuptim edhe Festivali Ndërkombëtar i Minibasketit, që ka sjellë në qytetin tonë ekipe, fëmijë dhe miq nga vende të ndryshme.

Për një Bujanoc evropian!

Postimi i Rexhepit:

Më 9 Maj, festojmë dy herë! Festojmë rrugëtimin e Komunës sonë të Bujanocit dhe aspiratat tona si pjesë e familjes së madhe Evropiane.
​Duke nderuar traditën dhe duke përqafuar vlerat e paqes e të unitetit, ne ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët tanë.

​Gëzuar Ditën e Komunës dhe Ditën e Evropës! 🇪🇺”

COMMENTS