HomeAktuale

Salihi: Asnjë shqiptar në Gjykatë

Sekretari organizativ i Partisë për Veprim Demokratik - PVD, Rahim Salihi, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e m

Pa kovid çertifikata, mbajtja e maskave vetëm rekomandim
Pajaziti: Shtëpia e kriptovalutave dhe bizneset politike
Konkurs i komunës së Preshevës për shoqatat qytetare

Sekretari organizativ i Partisë për Veprim Demokratik – PVD, Rahim Salihi, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e mbi 200 gjyqtarëve të rinj në Serbi, duke theksuar se asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur.

Sipas tij, shqiptarët vazhdojnë të mbeten të përjashtuar nga institucionet shtetërore, ndërsa diskriminimi institucional po vazhdon edhe në sistemin e drejtësisë.

Salihi thekson se edhe në Gjykatën në Bujanoc, ku ishin të parapara dy vende pune, është plotësuar vetëm një vend dhe jo me kandidat shqiptar, pavarësisht se kishte kandidatë shqiptarë të interesuar.

“Për këtë sistem, më mirë është të mbetet vendi i punës i zbrazët sesa të plotësohet me shqiptar”, ka deklaruar ai.

Ai ka rikujtuar se konkursi i hapur më 17 janar 2025 dëshmon se diskriminimi ndaj shqiptarëve nuk është rastësi, por praktikë e vazhdueshme institucionale.

Sipas Salihit, mesazhi që po dërgohet është se shteti flet për integrim, por në praktikë zbaton përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet.

“Pa përfaqësim të barabartë në institucionet e drejtësisë, nuk mund të ketë as barazi dhe as besim në sistem”, ka përfunduar ai.

COMMENTS