HomeNë fokus

Së shpejti konkursi për instruktorë të regjistrimit të popullsisë, si do të veprojnë shqiptarët?

Rreth 2,500 instruktorë do të nevojiten për të realizuar regjistrimin e popullsisë të vitit 2022 në Republikën e Serbisë. Enti Republikan i Sta

Nga Tërrnoci në Londër
Miratohet buxheti i përkohshëm i komunës së Preshevës
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: DITA “D” – Ofensiva e UÇPMB-së (Pjesa 27)

Rreth 2,500 instruktorë do të nevojiten për të realizuar regjistrimin e popullsisë të vitit 2022 në Republikën e Serbisë.

Enti Republikan i Statistikave do të angazhojë rreth 2500 instruktorë për nevojat e realizimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Serbisë për vitin 2022.

Thirrja publike për kandidatët do të publikohet më 24 qershor 2022, njoftoi ky Ent, transmeton FOLonline.

Regjistrimi i kandidatëve të interesuar do të bëhet ekskluzivisht duke plotësuar aplikacionin elektronik i cili do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Entit Republikan të Statistikave www..stat.gov.rs dhe në faqen e regjistrimit www.popis2022.stat.gov.rs, në periudhën nga 24 qershor deri më 3 korrik 2022.

Derisa Enti Republikan i Statistikave po i bënë përgatitjet e fundit rreth regjistrimit të popullsisë i cili do të realizohet gjatë muajit tetor të këtij viti, akoma nuk dihet qëndrimi i faktorëve politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës rreth pjesëmarrjes ose jo në këtë proces.

Ditë më parë, në Bujanoc kanë qëndruar drejtuesit e Entit Republikan të Statistikave, Ministrisë së Pakicave dhe OSBE-së, e ku është diskutuar rreth metodave dhe kushteve të regjistrimit të popullsisë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës kanë deklaruar se vendimin rreth këtij procesi do ta marrin bashkërisht.

Regjistrimi i fundit i popullsisë i vitit 2011 ishte bojkotuar nga shqiptarët.

COMMENTS