HomePolitikë

Pajaziti: Qytetarët të dëshpruar me kryetarin Arifi

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka theksuar sot se kryetari i komunës, Nagip Arifi, e ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe se ekzi

Asfaltimi i rrugëve në Breznicë
Përfundon projekti “MË PAK MBETURINA, MË PAK RREZIK, MË SHUMË SHËNDET”
Kah po shkojnë mjetet e donatorëve të huaj për Jugun e Serbisë?

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka theksuar sot se kryetari i komunës, Nagip Arifi, e ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe se ekziston një revoltë e madhe e shoqëruar me dëshprim.

Pajaziti ka përmendur një rast në fshatin Bilaç, për të cilin thotë se pasqyron këtë gjendje.

Postimi i Pajazitit:

Zërat “Nagip rrenci” të banorëve të revoltuar të Bilaçit nga politika e mbrapshtë e kryetarit të Komunës së Bujanocit, ngjallin shpresën dhe shuajnë frikën e shumë qytetarëve, sidomos shqiptarëve, të cilët thellë thellë janë të dëshpëruar me qeverisjen e Nagip Arifit.

Ky mandat i Arifit, ka për mburojë vetëm koalicionin gjithëshqiptarë, përshkak që ka dështuar në të gjitha drejtimet të sigurojë mirëqenie sociale. Por, si duket edhe mburoja e vetme e tij, ka filluar ta tradhtojë, teksa shqiptarët janë duke e parë që koalicioni i partive të stërvjetëruara, nuk është i gjithëshqiptarëve, por i kompromiseve.

Dhe, pas Bilaçit, le të jetë Konçuli, pastaj Tërnoci, Malësia, Nesalca, Letovica, Samolica, Lluçani, e të gjitha fshatrat e Bujanocit, ku zëri i qytetarëve dridh rehatinë e një kryetari të dështuar, e të një pushteti korruptiv.

Video e postuar nga Pajaziti:

https://fb.watch/ew-pTXQsnJ/

 

COMMENTS