Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka falenderuar Ligën Shqiptaro-Amerikane për mbështetjen. Postimi i Kamberit: Pas përfundimit të
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka falenderuar Ligën Shqiptaro-Amerikane për mbështetjen.
Postimi i Kamberit:
Pas përfundimit të takimeve me liderë politik e institucional shqiptarë në rajon për t’i falenderuar për përkrahjen e tyre jo vetëm për procesin e sigurimit të një zëri shqiptar nga Lugina në Parlament, por edhe ndaj Luginës së Preshevës në përgjithësi, sot, dua të bëjë një falenderim të veçantë!
Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës ish-Kongresistin Amerikan Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, udhëheqës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës të regjistruar si lobi në Washington, DC.
LQSHA e përkrahur nga Bordi i Drejtorëve (ku bëjnë pjesë patriotë të vërtetë shqiptaro-amerikanë) e komuniteti ynë në Amerikë, ka mbi dy dekada të angazhimit sistematik për të ngritur çështjen e Luginës së Preshevës në instancat më të larta të SHBA-ve.
Lidhja speciale në mes shqiptarëve në Ballkan dhe Washingtonit është dhe mbetet gurëthemel kyç i kauzës sonë kombëtare e veçanërisht i shpresës reale për zgjidhje të suksesshme të çështjes shqiptare në Luginë.
Bashkë me Ligën Qytetare do ta vazhdojmë misionin tonë historik për shtruar tutje rrugën e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Luginën tonë në miqësi permanente me SHBA-të dhe përkrahjen e tyre përmes miqve të dëshmuar të kombit tonë në kupolen e demokracisë amerikane e botërore, në Kongresin Amerikan!
COMMENTS