HomeShoqëri

Pajaziti pret fëmijët nga “Gëzimi ynë”

Në kuadër të Javës së Fëmijëve, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, ka pritur sot një grup fëmijësh nga enti parashkollor “Gëzimi Ynë

Kamberi pas zgjedhjes së Qeverisë serbe:Vazhdimsia e Serbisë problematike
MYSAFIRËT NGA PROKUPLA NDESHJEN NË TËRRNOC E KANË „PËR JETË A VDEKJE“
Fjala e redaktorit: Ngecjet e KKSH-së në raport me mediat dhe gazetarët

Në kuadër të Javës së Fëmijëve, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, ka pritur sot një grup fëmijësh nga enti parashkollor “Gëzimi Ynë”.

S’ka mënyrë më të bukur për ta nisur javën sesa me fëmijët e entit parashkollor ‘Gëzimi Ynë’”, ka shkruar Pajaziti, duke theksuar emocionin dhe frymëzimin që sjellin vogëlushët me sinqeritetin e tyre.

Ai shtoi se është kënaqësi dhe privilegj t’i dëgjosh fëmijët teksa flasin për ëndrrat, dëshirat dhe mënyrën se si e shohin botën, duke shtuar se energjia e tyre është motiv për të punuar më shumë për të ardhmen e tyre.

Fëmijët nga “Gëzimi Ynë” sollën shumë buzëqeshje dhe ngjyra në ambientet e komunës, duke kujtuar rëndësinë që ka përkushtimi ndaj brezit më të ri.

COMMENTS