HomeNë fokus

Ambasadori Canaj takon shefin e Zyrës së NATO-s në Beograd

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka pritur në një takim pune Shefin e Zyrës së NATO-s në Beograd, Brigadier Gjener

Komenti i Pajazitit për heqjen e Situatës së Jashtëzakonshme në Bujanoc
PËRUROHET TRAFO STACIONI NË FSHATIN BILINICË
Përmbyllet vizita në Strazburg

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka pritur në një takim pune Shefin e Zyrës së NATO-s në Beograd, Brigadier Gjeneral Antonio Stasi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në rajon, zhvillimet aktuale në Serbi si dhe sfidat që paraqet konteksti global i sigurisë. Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e koordinimit dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit në një periudhë të karakterizuar nga dinamika të ndërlikuara gjeopolitike.

Në këtë kuadër, u theksua roli i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s në forcimin e sigurisë rajonale, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të qëndrueshëm për adresimin e sfidave në rritje, me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

COMMENTS