Komuna e Bujanocit ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin obligohet të paguajë shumën prej mbi 13 milionë dinarësh për rregullimin

Komuna e Bujanocit ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin obligohet të paguajë shumën prej mbi 13 milionë dinarësh për rregullimin e rrugës së fshatit Rakoc, e realizuar në periudhën 2018–2019.
Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, theksoi se ky vendim është pasojë e keqqeverisjes dhe neglizhencës së pushtetit të atëhershëm, i cili ka lënë pas obligime të mëdha financiare që sot bien mbi barrën e komunës dhe qytetarëve.
“Ironikisht, akterët që kanë sjellë këtë situatë sot shesin patriotizëm dhe bëjnë akuza ndaj pushtetit lokal, ndërkohë që realiteti është se ata i kanë shkaktuar dëme serioze komunës së Bujanocit”, tha Pajaziti.
Ai shtoi se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën dhe se problemet që aktualisht po zgjidhen nuk janë rezultat i punës së qeverisjes aktuale, por i papërgjegjësisë dhe vendimeve të gabuara të qeverisjes së kaluar.
“Ne, si pushtet lokal, po menaxhojmë me përgjegjësi financat publike duke mbrojtur interesin e qytetarëve, dhe duke mos lejuar më që keqmenaxhimi i djeshëm të përsëritet nesër”, theksoi Pajaziti.
COMMENTS