HomeShoqëri

Mbahet seanca e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme

Në komunën e Bujanocit sot është zhvilluar seanca e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, të kryesuar nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.

Pagesa e 60 për qind të pagës minimale – më 7 gusht
Kuvendi Komunal i Bujanocit miraton ribalansin e dytë të buxhetit për vitin 2025
Përkujtohet dëshmori Artan Abazi

Në komunën e Bujanocit sot është zhvilluar seanca e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, të kryesuar nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.

Në këtë mbledhje morën pjesë përgjegjësit e të gjitha dikastereve komunale, të cilat luajnë rol thelbësor në mbarëvajtjen e jetës së qytetarëve.

Gjatë seancës, u mor vendim për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në deponinë e qytetit, ndërsa u shqyrtua raporti mbi zjarret e ndodhura gjatë stinës së verës.
Po ashtu, u diskutua për gatishmërinë e institucioneve komunale në rast të ndonjë ndodhie natyrore që mund të ndodhë gjatë vjeshtës apo dimrit.

Kryetari Pajaziti theksoi se të gjitha shërbimet komunale janë të gatshme të reagojnë në çdo moment kur paraqitet nevoja, duke qenë në shërbim të qytetarëve.

Ai shtoi se angazhimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mbeten çelësi për ta mbajtur komunën e Bujanocit të sigurt dhe funksionale në çdo situatë.

COMMENTS