Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur në një takim të veçantë Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Prof. D

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur në një takim të veçantë Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Prof. Dr. Jaho Cana, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Pajaziti i shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të këtij institucioni në arsimimin e gjeneratave të reja nga Lugina e Preshevës. Ai veçoi mbështetjen konkrete për 7 studentë nga Bujanoci, të cilët ndjekin studimet falas në këtë universitet, duke përfshirë akomodimin dhe ushqimin.
“Komuna jonë mbetet e gatshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe në çdo kohë me Universitetin ‘Eqrem Çabej’. Kemi rënë dakord që këto lidhje të thellohen edhe më tej, duke krijuar ura të reja në fushën e arsimit dhe shkëmbimit akademik,” theksoi Pajaziti.
Në takim u vlerësua edhe roli i shtetit shqiptar, i cili, sipas kryetarit Pajaziti, ka një domethënie të veçantë dhe një rol të pazëvendësueshëm për rininë dhe të ardhmen e Luginës.

COMMENTS