Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, është pritur sot nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti. Se çka u fol në takim, ishte vet Paj
Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, është pritur sot nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.
Se çka u fol në takim, ishte vet Pajaziti që u deklarua.
Postimi i tij:
Agjendën e ngjeshur të kësaj jave të vizitave të përfaqësive diplomatike të akredituara në Serbi, e përmbyllëm me takimin me Ambasadoren e Gjermanisë, Anke Konrad.
Në fillim të bisedës, znj. Konrad e falenderova për mbështetjen e pakursyer që shteti i saj ka dhënë për më tepër se dy dekada në komunën tonë duke mbështetur një varg projektesh të rëndësishme.
Bashkëpunimi i mëtejmë në sfera të ndryshme, ishte edhe pjesë e bisedës tonë të sotme.
U siguruam se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Bujanocin edhe në të ardhmen.
Folëm edhe për kapacitetet e diasporës tonë e cila në një numër të lartë vepron në këtë shtet. U dakorduam që në të ardhmen mund të inicohen edhe ide zhvillimore në vendlindjen e bashkatdhetarëve duke u mbështetur në përvojat e krijuara atje.
Tema të paevituara ishin edhe zhvillimet politike, me theks të veçantë nevojat për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në organet shtetërore.
Mes tjerash, kërkuam që shteti gjerman në suaza të marëdhënieve me Serbinë të kërkojë zbatimin e standardeve ndaj pakicave në Serbi, veçmas të shqiptarëve, si parakusht drejt integrimit në Bashkimit Evropian.
COMMENTS