HomeNë fokus

Pajaziti: Barazia e shqiptarëve, elementë kyç për mirëbesim mes institucioneve

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, mori pjesë në një takim të përb

Staroviq nga MPJ e Serbisë: Iniciativa e shqiptarëve nga jugu e prirur për dështim  
Qendra për të Drejtat e Njeriut përmbylli me sukses projektin për monitorimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës
KAMBERI: TË DHËNAT E RAPORTIT TË PROGRESIT, TREGUESE TË PUSHTETIT DESTABILIZUES DHE AUTORITAR TË VUÇIQIT

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, mori pjesë në një takim të përbashkët me ministrin për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, si dhe me drejtuesit e Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë.

Pajaziti i dorëzoi ministrit Berisha një dokument me 10 pika, të cilat, sipas tij, përbëjnë elemente të domosdoshme për krijimin e mirëbesimit mes institucioneve lokale dhe organeve shtetërore.

“U pajtuam se dialogu mbetet mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë edhe dialogun shoqëror si instrument të rëndësishëm për forcimin e bashkëjetesës dhe besimit reciprok”, theksoi Pajaziti.

Ai nënvizoi se është e papranueshme që kërkesat e shqiptarëve të shtyhen pafundësisht, ndërsa ndërrimet e pushteteve në Beograd nuk duhet të shërbejnë si alibi që çështjet të trajtohen gjithmonë nga e para.

Kryetari i Bujanocit deklaroi gjithashtu se shqiptarët duhet të trajtohen si të barabartë, sipas ligjeve, Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare në fuqi.

“Është koha e fundit që ky hap të reflektojë pozitivisht edhe në procesin e inkuadrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, sepse në të kundërtën humbës do të jemi të gjithë”, tha Pajaziti, duke theksuar vullnetin e qartë për ndërtimin e një qeverisjeje të përbashkët e bashkëpunuese me partnerët lokalë nga komuniteti serb.

COMMENTS