Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi ka njoftuar për një iniciativë për themelimin e një qendre të specializuar për fëmijët me nevoj
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi ka njoftuar për një iniciativë për themelimin e një qendre të specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta në Luginën e Preshevës.
Gjatë qëndrimit në Elbasan ai së bashku me bashkëpunëtorë dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Qendra “Aleanca Sociale” një institucion i specializuar në identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në këtë takim është diskutuar konkretisht për iniciativën e hapjes së një qendre të tillë në Luginë ku sipas Rexhepit është arritur marrëveshje për bashkëpunim me drejtoreshën e qendrës Iris Zyrakja. Ky bashkëpunim pritet të përfshijë angazhimin e stafit profesional dhe ekspertëve në trajnimin e kuadrove si dhe përgatitjen e programeve të punës për funksionalizimin e një qendre të ngjashme.
Gjithashtu palët janë dakorduar që të hulumtohen mundësitë e financimit për këtë projekt si dhe të shqyrtohet bashkëpunimi me komunat e Preshevës dhe Bujanocit për realizimin e tij.
Kjo iniciativë konsiderohet me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës dhe sipas Rexhepit do të ketë përkushtimin e plotë të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe partnerëve në Shqipëri deri në jetësimin e saj.

COMMENTS