HomePolitikë

Delgacioni nga Lugina takon Gabriel Escobarin

Delegacioni i përfaqësuesve nga Lugina i cili po qëndron në SHBA është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të këtij shteti për dialogun Kosovë-Se

Pajaziti: Suspendimi i policëve shqiptarë ka prapavijë etnike
Shënon Taipi në fitoren e Skënderbeut ndaj Partizantit
Takim në Ambasadën e Shqipërisë

Delegacioni i përfaqësuesve nga Lugina i cili po qëndron në SHBA është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të këtij shteti për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Lidhur me takimin anëtarët e delegacionit janë pronocuar përmes Facebookut:

Nagip Arifi-kryetar i Bujanocit

Takim në Washington DC me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi z.Gabriel Escobar.
Nga ky takim dolëm të entuziazmuar me premtimin se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë në agjendën e tij.

 

Shaip Kamberi-deputet popullor

Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.

Ragmi Mustafi-kryetar i KKSH

Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit🇺🇸

Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme.🤝🙌

Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit. 🙋✌️

 

COMMENTS