HomePolitikë

Delegacioni i PVD-së u prit nga U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu

Delegacioni i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), në përbërje: Shaip Kamberi, kryetar dhe njëkohësisht deputet popullor, Ardita Sinani, kryetare

Nis takimi i tretë në PD, a do të arrihet sot Marrëveshja për koalicion ?
Verifikohen mandatet, vazhdimi i seancës së KK në Preshevë caktohet për 30 korrik
Kamberi falenderon institucionet e Kosovës rreth përkrahjes për përfaqësim në parlament

Delegacioni i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), në përbërje: Shaip Kamberi, kryetar dhe njëkohësisht deputet popullor, Ardita Sinani, kryetare e degës në Preshevë dhe njëkohësisht kryetare e kësaj komune, Ragmi Mustafi, kryetar i degës në Bujanoc dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Luginën, Rahim Salihi, sekretar organizativ i kësaj partie, si dhe Enver Ramadani, anëtar i kryesisë, janë pritur sot nga U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila njëkohësisht ushtron edhe funksionin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me rrjedhën e këtij takimi, ka njoftuar vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë detaje mbi diskutimet dhe temat e trajtuara gjatë këtij takimi.

Postimi i saj:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim deputetin shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberi, dhe Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion nga Lugina.

Biseduam për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve për Luginën në fusha të ndryshme, si arsimi, kultura dhe institucionet, përfshirë edhe përkrahjen për studentët dhe specializantët.

Po ashtu, diskutuam thellimin e bashkëpunimit dhe rolin e Kuvendit në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. Çështjet si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i fondeve vazhdojnë të mbeten shqetësime të serioze.

U dakorduam që të vazhdojmë angazhimin institucional për të adresuar këto sfida dhe për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

COMMENTS