HomeSport

NJË PIKË PËR 70 MINUTA ME NJË LOJTAR MË PAK

Tërnoci-Pusta Reka 1:1 (1:0) Golashënues: Shpëtim Asani ‘31 NJË PIKË PËR 70 MINUTA ME NJË LOJTAR MË PAK Futbollistët e Tërnocit kanë ndar

Prokuroria Speciale me akuzë ndaj deputetit Kamberi?
Agjenda e përvjetorit të Komandant Lleshit
Arifit i shlyhet postimi i “Ditëve të Lleshit”, akuzon njohësit serb të kibernetikës

Tërnoci-Pusta Reka 1:1 (1:0)

Golashënues: Shpëtim Asani ‘31

NJË PIKË PËR 70 MINUTA ME NJË LOJTAR MË PAK

Futbollistët e Tërnocit kanë ndarë pikët duke luajtur baraz me ekipin Pusta Reka 1:1 në kuadër të xhiros së shtatë kampionale të Ligës zonale “Jug”.

Ndeshja e sotme filloi me një minutë heshtje për nderë të futbollistit, trajnerit dhe aktivistit të klubit, Nexhat Ramizi, i cili ndrroi jetë para pak ditësh.

Kur po luhej minuta e 20 e ndeshjes, futbollistët vendës mbetën pa një lojtarë më pak në fushë pasi portieri Valon Ramadani u ndëshkua me karton të kuq për shkak të prekjes së topit me dorë jashta zonës së 16-të metërshit.

Në minutën e 31-të, Tërnoci kalon në avantazh me golin e Shpëtim Asanit. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Mysafirët barazuan  rezultatin në minutën e 83 të ndeshjes.

Vlen të thuhet se në këtë takim tërnocasit edhepse 70 minuta me një lojtarë më pak megjithatë ishin kundërshtar dukshëm më i mirë në fushë.

Në xhiron e 8-të, Tërnoci përsëri luanë të terren të vet përballë ekipit Morava nga Vlladiçin Hani.

Kjo ndeshje zhillohet në mesjavë, këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 15:00.

COMMENTS